Njoftim Shtyrje: Thirrje për Tender – Prodhimi i një linje përpunimi për mbetjet organike të kërmillit dhe bimëve medicinale

YSBFA, përmes këtij informacioni të publikuar në emër të palës së tretë përfituese (Ekoprod Sh.P.K, që vepron si autoritet kontraktues), njofton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se afati i fundit për dorëzimin e ofertave/tenderëve për procedurën e tenderit “Prodhimi i një linje përpunimi për mbetjet organike të kërmillit dhe bimëve medicinale”, nr. reference: A08-1, është zgjatur deri më 12 Korrik 2026, në orën 23:00.

Çdo referencë në dosjen e tenderit për afatin e fundit për dorëzimin e ofertave/tenderëve do të konsiderohet se i referohet afatit të rishikuar të deklaruar në këtë njoftim për zgjatje të afatit.

Të gjitha termat dhe kushtet e tjera të dosjes së tenderit, e cila është e disponueshme për shkarkim këtu, mbeten të pandryshuara.

Ofertat/tenderat duhet të përgatiten në anglisht ose shqip dhe të dorëzohen me email në të dyja adresat e mëposhtme: tendersekoprod@enterimpact.com dhe info@ekoprod.al

Dosja e plotë e tenderit është e disponueshme për shkarkim këtu, dhe do të qëndrojë e aksesueshme deri në afatin e fundit për dorëzimin e ofertave

Similar Posts